Ronald Koeman i ka orët e numëruara në “Camp Nou”. Fati i teknikut holandez duket i shkruar, vetëm një mrekulli mund ta mbajë në stolin e Barcelonës pas turpërimit të radhës kundër Benfikës. Nëse nuk do të ishte për problemet financiare, Koeman do ishte shkarkuar prej kohësh. Fati final i trajnerit pritet të përcaktohet pas sfidës kundër Atletico Madrid, por sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barçës kanë nisur punën prej kohësh për të gjetur zëvendësuesin e tij. Një gjë është e qartë: Andrea Pirlo shihet si favorit në sytë e presidentit Laporta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas “Mundo Deportivo”, Pirlo i kujton presidentit Laporta, Rijkaard që erdhi në 2003 pa shumë eksperiencë por pas tre vitesh arriti të fitojë Champions League. Një pjesë e madhe e stafit të Barcelonës kërkon që pasuesi i Koeman të jetë Xavi, një trajneri i ri por me një filozofi të ngjashme me atë të Pep Guardiolës, për më tepër një legjendë e bluaugranve. Gjithnjë sipas mediave spanjolle, një pistë e mundshme mbetet edhe Roberto Martinez, ndërsa nuk përjashtohet nga lista as Antonio Conte, i vetmi trajner i lirë për momentin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb