Deputetja e zgjedhur më 25 prill nga radhët e PD, Grida Duma, shkruan në “Facebook” se “është koha që të paguajë Edi Rama”.

Duma e bën Ramën përgjegjës të drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre për biznesmenin italian, Francesco Becchetti.

Sipas deputetes së zgjedhur, për të shlqyer këtë borxh, çdo shqiptar, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionisit, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra.

Postimi i Dumës:

Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë.
Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre.
Secili prej nesh, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionisit, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra.
Para këto, që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median.
Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë.
Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga një pushtet i korruptuar deri në palcë.
Është koha të paguaj Edi Rama!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb