TIRANË

Shtohen zërat kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ish-kryeministrin Sali Berisha. Debate të ashpra në mbledhjen me anëtarët e kryesisë së PD. Shkak është bërë vendimi për ish-kreun e demokratëve Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupit parlamentar.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se disa deputetë kanë kundërshtuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Bujar Leskajn, Albana Vokshin, Flamur Nokën, Tritan Shehun, Luçciano Boçin, Oerd Bylykbashin, etj.

“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. “Vrave PD-në”, është shprehur Shehu.

Vendimi i papritur u kundërshtua dhe nga Berisha, i cili tha se nesër do të jetë në Kuvend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb