Presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, theksoi se kjo njollë e shëmtuar që ka përfshirë vendin duhet lënë pas, ndërsa theksoi se aktualisht në të gjithë vendin nuk ka një Këshilltar të PD në Bashki, dhe kjo theksoi ai duhet zgjidhur sa më parë.

Sa i përket vendimit për çështjen zgjedhore, Meta tha se Gjykata nuk kishte këllqe dhe se ka zero çështje lidhur me presidentin në Kushtetuese.

‘Ka zero çështje lidhur me presidentin Meta. Unë nuk thashë se do të fillojmë hetim disiplinor se nuk dha vendim gjykata. Gjykata aq këllqe kishte. Nuk është ky problem im. Unë kam pritur të bëhen zgjedhje në të gjithë Shqipërinë, të kemi Këshilli pluralistë dhe ta lëmë pas këtë njollë të shëmtuar. Gjykata tha nuk dua të shprehem për thelbin e kësaj çështje, dakord, por procedurat si Gjykata do t’i bësh. Ky rast i prek të gjithë . Nuk ka asnjë Këshilltar në të gjithë Shqipërisë të opozitës. Zero  çështje për Ilir Metën në Gjykatë Kushtetuese. Edhe për statutin e PD gjykata duhet të ishte shprehur me kohë. Policia bëri mirë që ndërhyri. Këlliçit i kanë vjedhur pajisjet personale, a na ka thënë gjë policia? Ne duam një shtet që të jetë i drejtë me të tërë. PD dhe PS t’i zgjidhin vetë punë e tyre. I gjithë ky tension artificial është urrejtje ndaj votës së lirë. Dhe kështu nuk mund të kemi as shtet të drejtë dhe asnjë opozitë më të besueshme’, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb