Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për tërheqjen e qeverisë nga vendimi për vendosjen e fashës 800 kilovatë/orë0

Ai tha në konferencën e sotme me mediat se ky vendim i marrë, i shpallur, i zhbërë, në mënyrat më të turpshme tregon dhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës, që nuk ekzistojnë institucionet të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit, të konsumatorit, që bëjnë detyrën sipas ligjit.

Sipas tij, është shpallur mosekzistenca e ERE-s si ent i pavarur dhe se kjo tregon që shteti i së drejtës ka rënë, që kemi në krye të qeverisë një kryeministër provokator.

“Cilin vendim? Ky vendim i marrë, i shpallur, i zhbërë, në mënyrat më të turpshme tregon dhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës, që nuk ekzistojnë institucionet të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit, të konsumatorit, që bëjnë detyrën sipas ligjit. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Praktikisht me të dyja këto vendime, sidomos me këtë të sotmin është shpallur mosekzistenca e ERE-s si ent i pavarur. Për arsye se vendimi që ERE mori dhe shpalli ishte tërësisht i pabazuar në asnjë analizë financiare, por vetëm te një vendim i Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it. Rast i paprecedentë që KESH-i të përcaktojë se kush janë fashat tarifore, për më tepër që është konflikt interesi. Për herë të parë kemi dhe kalim të kompetencave të Këshillit Mbikëqyrës të KESH-it. Është jashtë kompetencave të KESH-it dhe në konflikt interesi. Nuk mund të mbulohen vjedhjet duke katërfishuar çmimin e energjisë në mënyrë barbare. ERE jo vetëm që mori një vendim siç e çoi qeveria, por tani ky e zhbëri ERE-n sepse një akt të tillë duhet përsëri ta merrte ERE. Kjo tregon që shteti i së drejtës ka rënë, që kemi në krye të qeverisë një kryeministër provokator, që provokon qytetarët, taksapaguesit, shtresa të tëra në rast se ata nuk reagojnë, në rast se opozita nuk reagon, nëse nuk i çmonton këto manovra hajdutërie në kurrizin e qytetarëve për të mbuluar korrupsionin galopant në sistemin energjetik”, deklaroi Meta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb