TIRANE

Kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar pas vendimit të DASH për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. përmes një postimi në facebooj, Duka shkruan se pas përgjimeve të BILD, vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është një provë e qartë se beteja e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejtë dhe duhet të vijojë deri në fund me çdo kusht dhe me çdo kosto.


“Shumëkujt deklaratat, qëndrimet dhe akuzat e opozitës, mund t’i kenë tingëlluar si pjesë e betejës së politikës për pushtet. Por, pas përgjimeve të BILD, vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është një provë e qartë se beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejtë dhe duhet të vijojë deri në fund me çdo kusht dhe me çdo kosto. Kjo nuk është përballje me një individ, por me një grupim të strukturuar, shembja e të cilit do të vijojë vetëm falë bashkimit të opozitës dhe hapjes së saj. Shumë shpejt NON GRATA do të shpallet gjithë ‘Rilindja’!” shkruan Duka në postimin e tij.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb