Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, reagon pas vendimit të KAS për të rrëzuar kërkesën për ripërsëritje të zgjedhjeve në qarqet e Korçës dhe Elbasanit.

Braimllari e cilëson KAS-in një organizatë politike të Rilindjes, pasi sipas tij, nuk vlerëson asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

Reagimi i Braimllarit:

KAS organizate politike e Rilindjes.
Nuk vlereson asnje fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit.
Per KAS nuk mjaftojne keto fakte:
?Shtetas qe votojne disa here.
?Ne kuti ka me shume flete votimi sesa votues
?Komisionet marrin me pak flete votimi dhe dorezojne me shume.
?Ne tavolinat e numerimit votat e pavlefshme numerohen si te ps
? Numerues te Rilindjes qe plotesojne me stilolapes fletet e votimit per PS.
?Kryetar bashkie te cilet emerojne militant ne pune ne kundershtim me kodin zgjedhore gjate periudhes se fushates.
?Komiteti politik i Rilindjes i heq te drejte kushtetuese te votes qytetareve shqiptare qe jetojne ne Greqi dhe Maqedonin e Veriut dhe vetem disa ore pas perfundimit te zgjedhjeve heq karantinen per keto qytetar duke favorizuar hapur Rilindjen.
?Grupet e strukturuara kriminale intimidojne qytetaret dhe behen pjese e ekipit te Rilindjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb