Të gjithë janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila po shqyrton vendimin e parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Shqyrtimi nisi të hënën më 1 shkurt dhe u ndërpre për të rinisur dje, por sërish iu la kohë Presidentit për t’iu përgjigjur pyetjeve të Presidentit. Ndërkohë gazetari Artan Hoxha ka folur për prapaskenat, duke thënë se po luhet për një votë mes Presidencës dhe Maxhorancës, që do të çonte në shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta

Hoxha tha në “Opinion”, se duhen pesë vota pro që të pranohet si kushtetues vendimi i parlamentit për shkarkimin e Metës.

“Si është balanca e forcave në Kushtetuese. Nga 9 gjyqtarë sot janë 7 në detyrë. Nga këta 7 duhen 5 për ta shkarkuar. Deri tani rezultati aty brenda është katër me dy. Dy janë për të mos e shkarkuar dhe katër janë për ta shkarkuar. Tani varet te ai i pesti. Dhe unë besoj që juristët e presidencës do ta shtyjnë sepse po luhet për një, nëse ai një shkon në pesë, presidenti shkarkohet. Në votim duhet të jenë të paktën gjashtë dhe pesë duhet të votojnë pro që ai të shkarkohet. Nuk dua ta them se kush është ai. Presidenti ka folur vetë, dhe ka treguar mbështetjen për dy. Maxhoranca do tentojë për pesë. Ka shkuar si luftë futbolli”, tha gazetari Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb