Pas vendimit për ndalimin me ligj të abortit në thuajse gjysmën e shteteve amerikane, gratë dhe vajzat paralajmërojnë një tjetër protestë, ndërsa këtë herë thonë se do të bëjnë grevë duke mos kryer marrëdhënie seksuale.

Mbështetësit e lejimit të abortit janë mbledhur këtë fundjavë, me thirrje që gratë t’ua ndalojnë seksin burrave “derisa të drejtat e abortit të jenë ligj federal”, ndërsa thirrjet për një grevë seksuale mbarëkombëtare gjithashtu marrin vrull në mediat sociale.

Protestat shpërthyen të premten pas vendimit të gjykatës për të përmbysur të drejtën federale të grave për aborte, me 26 shtete që pritet të kufizojnë më tej ose të ndalojnë plotësisht abortet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: