TIRANË

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, nuk ka komentuar zhvillimet e fundit në PD, ndonëse mësohet të jetë një nga emrat që ka dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Bujar Leskaj ka ironizuar duke u shprehur se nuk flet dot pasi nuk ka marrë lejen e kryetarit Lulzim Basha.
“Nuk kam marrë leje lart. Nuk kam marrë leje nuk flas dot.”- tha Leskaj.

Kujtojmë se kreu i PD Lulzim Basha njoftoi sot përjashtimin e Sali Berishës nga kreu i grupit parlamentar.  Vendimi u njoftuar një ditë nga mbledhja e sesionit të ri parlamentar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb