TIRANE – Pas miratimit të projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e djeshme, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim të bërë në rrjetin social Tëitter, lideri opozitës paralajmëroi arktitektin danez të projektit të teatrit, Bjarke Ingels se do të trajtohet si non-grata në Shqipëri.

Basha shprehet se arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor i vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë për interesat narkomafioze të Edi Ramës. “Bjarke Ingels është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës nga narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ndaj paralajmërohet: do të trajtohesh si non-grata nga komuniteti i artistëve dhe populli i Tiranës”, shkruan Basha në Twitter.

19140e9c-6935-4b1e-8807-4b7583235c1e

Kreu i opozitës ka shpërndarë një artikull në anglisht, të cilët kanë verifikuar deklaratat e arkitektit danez mbi shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Sipas investigimit, kompania e Bjarke ka gënjyer kur thotë se ka fituar konkurs për teatrin në Tiranë dhe nuk iu është përgjigjur gazetarëve. E njëjta gjë edhe me bashkinë e Tiranës, e cila ka refuzuar të përgjigjet mbi procedurat për projektin e teatrit të ri. Investigimi zbulon se projekti është bërë për kompaninë Fusha. sh.p.k  dhe jo për Bashkinë e Tiranës apo për qeverinë shqiptare, duke mos pasur asnjë referencë masterplani për këtë zonë të qendrës së mbrojtur të Tiranës.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: