Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi ka folur për projekt vendimin e Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku për shembjen e godinave mbi 50-vjeçare.

Në një intervistë për Panorama TV tha se shqetësimi i qeverisë për ndërtimet e vjetra është i drejtë, por nëse ky shqetësim do “ishin të motivuar nga interesi publik”.

Kjo nismë në thelb më shumë se sa interesin publik sipërfaqësor që mbulon si gjethe fiku ka interesat e oligarkisë për pjesën më të çmueshme të trojeve. Ndaj në projektvendim nuk thuhet asgjë për trojet dhe si do përdoren. Test me rindërtimin që ua merr atyre që e kanë zotëruar tokën dhe ua jep klientëve të saj për të ndërtuar kompleksë të mëdha banimi. Marrëzia shkon aq larg sa bashkia Tiranë ngre ndërmarrje të posaçme sa për t’u larguar vëmendja dhe pastaj u kalon atyre që kanë para, ku një peshë të rëndësishme zënë klientët e tenderave dhe personat e dyshimtë. Qëndrimet e qeverisë janë që të përpunojnë e të përpiqen të ndikojnë opinionin publik, të ushqejnë patronazhistët e të krijojnë terrenin për të marrë nën kontroll sipërfaqe në pjesë të rëndësishme të qytetit. Një përpjeke për të marrë nën kontroll troje për të krijuara troje të reja, të testuara me rindërtimet te 5 Maji apo Kombinat në thelb një shkelje e kushtetutës. Cenim i rendit kushtetues e sigurisë juridike. Ndikon negativisht në klimën e biznesit në vend”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb