Komisioni i Etikës mund të ketë marr sot vendimin më të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar, pasi pas shumë zërave për manipulime ndeshjesh, ndryshon plotësisht perceptimin se ata mbeten pa u ndëshkuar.

Ndonëse në opinion futbolldashes nuk është vetëm Skënderbeu ai që manipulon në futbollin shqiptar, të paktën pas shumë zërave ka një të dënuar.

Por si ishte atmosfera pas mbledhjes e personave që dhanë një vendim kaq të rëndësishëm, i cili mund të ndryshojë plotësisht rrjedhën e ngjarjeve në futbollin shqiptar?

“Panorama Sport” ju tregon nëpërmjet fotove dhe videos në vijim momentet kur anëtarët e Komisionit të Etikës janë larguar nga zyrat e FSHF-së.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb