Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin serb, Aleksandër Vulin për përdorimin e terminologjisë fyese dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Sipas Osmanit, me këtë vendim u miratua racizmi ndaj shqiptarëve.

“Urrejtja e serbëve ndaj popullit tonë e cila po sponsorohet nga shteti ka qenë mbizotërues përgjatë historisë. Vendimi i sotëm i Gjykatës për ta miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është edhe një njollë tjetër në historinë e qeverisjes së tyre. Kjo duhet tua hap sytë atyre që shpresuan që Serbia do të përmirësohej”, shkruan në Twitter, Osmani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: