Në një kohë kur ditën e sotme u zbardh vendimi nga Universiteti i Tiranës, ku ishte hapur gara për zgjedhjet për rektorin dhe anëtarët e Senatit, vjen një reagim nga ky institucion. Përmes një njoftimi për mediat, Universiteti i Tiranës njofton se 7 personat që kanë firmosur si pjesë e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, nuk janë më anëtarë, por vetëm pedagogë të këtij institucioni. Në njoftim thuhej se faza e aplikimit ishte hapur në datën 4 prill, dhe se do të përfundonte në 8 maj.

Sipas Universitetit, veprimi nga ana e këtij personeli akademik është i paprecedentë dhe krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”. Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni thekson në deklaratë se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të ndershme, me procedura të ligjshme, me qëllim për të zgjedhur autoritete drejtuese dhe anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.

REAGIMI I UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Sot në media është lançuar lajmi se në Universitetin e Tiranës do të zhvillohen zgjedhje për autoritete dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT, kjo bërë me dije mediave nga një grup personash, që në fakt janë ish anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës.

  • foto galeri

Sqarojmë për mediat dhe mbarë opinionin publik se veprimi i kryer nga këta persona që në fakt, janë personel akademik i Universitetit të Tiranës, është një veprim i paprecedentë, krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, tashmë të miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, dhe i publikuar edhe në faqen zyrtare të UT, www.unitir.edu.al, me të cilën mund të njihet gjithkus për të kuptuar edhe më mirë shkeljet ligjore të personave në fjalë.

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni me anë të kësaj deklarate për shtyp siguron personelin akademik dhe studentët e UT se në Universitetin e Tiranës, shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të ndershme, me procedura të ligjshme, me qëllim për të zgjedhur autoritete drejtuese dhe anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb