Migjen Basha nuk do të jetë më pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Asnjë zgjedhje teknike, por një vendim i marrë nga vetë mesfushori, i cili mendon se ka ardhur koha të impenjohet më shumë me familjen e tij. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore e tërheqjes, që 33-vjeçari e njoftoi me anë të postimeve në llogaritë përsonale në rrjetet sociale.

Migjen Basha
Migjen Basha

“Mendoj qe ka ardhur momenti i duhur për mua që t’i dedikoj me tepër kohë familjes time. Por në të njëjtën kohë, t’i japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar”, shkruan Migjen Basha, që nuk harron të falenderojë kolegët e tij si dhe stafin teknik në përfaqësuesen kuqezi.

Auto 0 Burton Albion V Nottingham Forest Carabao Cup Fourth Round Pirelli Stadium1567062261
Auto 0 Burton Albion V Nottingham Forest Carabao Cup Fourth Round Pirelli Stadium1567062261

Mesfushori që luan me Aris të Selanikut në kampionatin grek u bashkua me kombëtaren e Shqipërisë në vitin 2013, duke debutuar më 22 mars të atij viti me fitoren e madhe 1-0 në transfertën kundër Norvegjisë. Që nga ajo ditë, Migjen Basha ka luajtur 29 ndeshje me skuadrën kuqezi, duke shënuar edhe tre gola. Ai ishte një nga shtyllat e kombëtares edhe në arritjen më të madhe në historinë e saj, kualifikimi në finalet e Euro 2016.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb