Janë përcaktuar kuotat financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve për të gjithë të moshuarit dhe fëmijët që marrin shërbime në institucionet rezidenciale publike të përkujdesjes shoqërore. ‘Gazeta Shqiptare‘ zbardh sot vendimin e plotë të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu si dhe tabelat përkatëse mbi numrin e përfituesve, ditët e qëndrimit të tyre në këto qendra dhe kuotën ditore të përmirësuar.

Aktualisht nga ky vendim preken rreth 900 persona, ndër të cilët 285 të moshuar dhe 205 fëmijë të moshës 0-15 vjeç. “Niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, për klientët që përfitojnë shërbime në institucionet rezidenciale publike të përkujdesjes shoqërore, është: Për të moshuarit e vendosur në shtëpitë e të moshuarve, në 360 lekë; për fëmijët e vendosur në shtëpinë e fëmijës 0-3 vjeç, të vendosur në institucionet e përkujdesjes, në 360 lekë”,-theksohet në udhëzim.

Në këtë të fundit bëhet me dije se për fëmijët e grup-moshës 4-5 vjeç të vendosur në institucionet e përkujdesjes, kuota ditore për ushqimet është 400 lekë ndërsa për fëmijët e grup-moshës 6-12 vjeç të vendosur në institucionet e përkujdesjes, është 440 lekë. “Për fëmijët e grup-moshës 13-15 vjeç të vendosur në institucionet e përkujdesjes, në 480 lekë. Për fëmijët e grup-moshës 16-18 vjeç të vendosur në institucionet e përkujdesjes, në 500 lekë.

Tabela Per Indeksin E Shpenzimeve
Tabela Per Indeksin E Shpenzimeve

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb