Valon Et’hemi po tregon se është i rëndësishëm për skuadrën e Istanbulspor në Turqi. Ish-mesfushori i Kukësit, ka qenë edhe sot protagonist në barazimin 1-1 ndaj Gaziantep ku ka shënuar një gol të rëndësishëm për skuadrën e tij.

Në sfidën mes dy ekipeve që luftojnë për mbijetesën, miqtë kaluan të parët në avantazh që në fraksionin e parë të lojës dhe i shkuan shumë pranë fitores. Por në fundin e sfidës, në minutat shtesë, Istanbulspor fitoi një penallti për një prekje topi me dorë në zonë.Ishte pikërisht Et’hemi ai i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 12 shtesë të takimit dhe i dha kështu një pikë në barazimin 1-1 skuadrës së tij që vazhdon të mbetet në vendin e fundit në renditjen e Superligës turke.Për Et’hemin ky ishte goli i 6 i këtij sezoni në Superligë, teksa ka dhënë edhe dy asiste duke qenë një nga lojtarët më të spikatur për klubin turk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: