Mandatarja e qeverise së re në Serbi, kryeministrja aktuale Ana Brnabiq, të dielën njoftoi për përbërjen e qeverisë së re serbe.

Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e re të Serbisë do të jetë Aleksandar Vullin i cili mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes. Ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Sellakovic, Sekretar i Presidencës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ish-ministër Drejtësie deri në vitin 2016.

Ministër i Mbrojtjes do të jetë Nebojsha Stefanovic, i cili ka qenë dhe ministër i Brendshëm më parë. Stefanoviç ka qenë edhe and kryetar i parlamentit serb nga qershori 2012 deri në prill 2014.

Zorana Mihajlovic do të jetë Ministre e Energjisë, ndërsa Sinisha Malli dhe Zllatibor Lonçar do të qëndrojnë në postet e tyre – financa dhe shëndetësi.

Në qeverinë e re është edhe kryetarja e deritanishme e Parlamentit, Maja Gojkovic, si ministre e Kulturës.

Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq, do të ketë 21 ministri. Brnabiq do të paraqes kabinetin e saj edhe ekspozenë në Parlamentin e Serbisë më 28 tetor.

Nga zgjedhjet në Serbi kanë kaluar 126 ditë, gjë që e bën formimin e qeverisë aktuale më të gjatën në 20 vitet e fundit.
Zgjedhjet u mbajtën në 21 qershor dhe lista e Partisë Përparimtare Serbe e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç fitoi 188 nga 250 vende në parlament.

Koalicioni Partia Socialiste e Serbisë – Serbia e Bashkuar (Ivica Daçiç) fitoi 32 vende dhe Aleanca Patriotike Serbe – SPAS 11 vende. Partitë e pakicave kombëtare – Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit, SDA Sanxhak dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – kanë gjithashtu ulëse në parlament.

Qeveria e re e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, jo më gjatë se deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale, njoftoi më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: