Në prag të zgjedhjeve lokale, kreu i FRD-së, Bamir Topi shprehet se po mendon për një koalicion, por nuk e saktëson me cilën parti. Nga Kuçova, Topi deklaroi dje se këto zgjedhje nuk bëhen vetëm për kryetarin e bashkisë, por edhe për këshillin bashkiak, që sipas tij, në shumë raste është përdorur për qëllime të mbrapshta.

“Ne konkurruam me dinjitet në zgjedhjet 2013-s dhe sot jemi një parti shumë e strukturuar. Sa herë që ka zgjedhje, partitë tentojnë që ta elektrizojnë dhe politizojnë situatën, të bëjnë retorikë politike, por nuk japin llogari për atë që ka kaluar. FRD mendon të futet në këto zgjedhje në koalicion, por në jemi të gatshëm të shkojmë edhe vetëm në zgjedhje”, – deklaroi Topi.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: