Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat, ka bërë me dije rezultatet përfundimtare zyrtare në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryekomisioneri  ka bërë me dije se gjithsej kanë votuar 1.395.360 qytetarë, nga 3.650.658 zgjedhës në total.

Kjo nënkupton që pjesëmarrja zyrtare në zgjedhje ishte 38.22 përqind.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb