TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar disa projektvendime për regjistrimin e pesë partive politike për zgjedhjet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një njoftim për mediat, bën me dije se “në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro, Projekt-vendimin, “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë  “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”; “Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen”; “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”; “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”; “Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë”, për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: