Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zgjedhjet vendore të dy ditëve më parë.

Pedagogia Jonila Godole, u shpreh se shkak për rezultatin jo të mirë të PD është fakti që kjo parti hyri në zgjedhje e paorganizuar.

Ndërkohë që kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës nga Nisma “Thurje”, Pano Soko, u shpreh se mazhoranca ndikoi në zgjedhje duke intimiduar qytetarët.

Ai shtoi se për sa kohë që kjo opozitë nuk ka forcën të mbrojë qytetarët nga qeveria, atëherë kjo opozitë nuk është e zonja të përmbushë detyrat e saj.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Godole: PD u fut në zgjedhje e paorganizuar. Unë nuk bie dakord me qëndrimin që të pritej legjitimimi nga gjykata. PD duhej organizuar që nga marsi i vitit të kaluar. Rezultati i zgjedhjeve lexohet si një parti në të cilën lidershipi e bojkotoi në zgjedhje, i la demokratët pa një lidership me qëndrim të fortë që ata të kuptonin që ky është një lidership që mban peshë.
Kjo ishte mbase edhe ndëshkimi që demokratët nuk ia dhanë PD. PD doli pa kandidatë, si do të votonin demokratët? Nuk duhet të lëmë pas dore gjithsesi momentin ku doli legjitim imi. Ishin vetëm 3 javë që ishin në dispozicion për organizimin. Ka pasur një vendim të kryesisë që në nëntor të vitit të kaluar që të dilej me 61 kandidatë, që u bllokua nga lidershipi i partisë.

Soko: Rama përdori forcën për të intimiduar këdo që do votonte ndryshe, duke përdorur presionin. Kërcënoi me mungesë fondesh për bashkitë e djathta. Nuk është vetëm Berisha me Metën që është refuzuar, është refuzuar edhe Rama, por nëpërmjet makinerisë që ka arriti të rikuperonte. Patjetër që zgjedhjet u cënuan, por kjo ka ndodhur edhe më parë, në 2021 u mbush Shqipëria me lekë psh.

Për të mbrojtur veten nga arroganca e pushteti populli zgjedh opozitën. Opozita thotë tani më rrahën. Nuk je për atë punë. Të jesh opozitë është detyrë që mbrosh popullin nga padrejtësitë e pushtetit, ndryshe duhet të ikin.

Populli nuk do të rrijë pa gjetur alternativa të reja.

Godole: Nuk duhet të ikë opozita, por lidershipi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: