TIRANE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pavarësisht mungesës së dy anëtarëve të opozitës, mund të marrë vendimet për organizimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, pasi gëzon kuorumin e nevojshëm të anëtarëve. Megjithatë, kryekomisioneri Klement Zguri ritheksoi nevojën e dy përfaqësuesve të pakicës politike në Komision.

Në mbledhjen e kësaj të premteje, u miratua përfaqësimi i partive në 90 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor. Vendimmarrja u shoqërua me oponencën e përfaqësuesit të PDIU-së, i cili konsideroi shkelje ligji lënien jashtë të partisë që përfaqëson.

Pavarësisht debatit, KQZ miratoi përbërjen e 90 KZAZ-ve, në të cilat 3 anëtarë do jenë të PS-së, 2 të PD-së dhe një i LSI. Ndërkohë që anëtari i shtatë në KZAZ-të me numër çift do propozohet nga socialistët, ndërsa tek ato me numër tek nga demokratët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb