Vendos një gol, Prishtina thyen Dukagjinin

01 Dhjetor, 2024 17:55

Mhmh

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Skuadra e Prishtinës arriti fitore të rëndësishme kundër Dukagjinit, falë golit të Leonat Vitijës në minutën e 97-të. Gentrit Salihu krosoi saktë nga këndi, ndërsa Vitija me një goditje të fuqishme me kokë e çoi topin në rrjetë për rezultatin final 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 15-të në Albi Mall Superligë. Prishtina realizoi edhe më herët por goli i Akinbules u anulua nga gjyqtari. Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 25 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e tetë me 17 pikë. Edhe në ndeshjen tjetër ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës fitores iu gëzuan mysafirët, 1:0. Heroi i Malishevës ishte Fatjon Bunjaku, i cili shënoi në minutën e 94-t, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë. Kjo fitore e vendos Malishevën në pozitën e dytë të tabelës me 28 pikë, vetëm dy më pak se lideri aktual i Superligës, ndërsa Gjilani zbret në vendin e gjashtë me 17 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©