KORCE – Skënderbeu ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në përballjen e vështirë ndaj Tiranës. Kampionët në fuqi i falen një 11-metërshi të fituar nga Hamdi Salihi, i cili e konverton më pas në gol. Tre pikë të arta për korçarët që e mbajnë në krye me 52 pikë, e ndjekur pas nga Partizani me 48 të tilla. Ndërsa bardheblutë mbeten në vendin e tretë me 38 pikë.

Pjesa e dytë- Një fraksion i dytë më i luftuar, që rikthen një Tiranë më luftarake dhe sulmuese, por që nuk arrin të finalizojë. Ndërsa vendasit i falen bomeberit shkodran, i cili fiton një penallti dhe e kthen në festë duke i dhënë avantazhin skuadrës.

Vetëm pak minuta më pas, është skuadra mike që niset me kundërsulme të shpejta me Muzakën në të djathtë dhe Likën që rrëzohet brenda zonës nga Vangjeli. Mesfushori shkodran proteston por për gjyqtarin Koçi është vetëm goditje këndi.

Pjesa e parë – 45 minuta të luftuara nga të dy skuadrat, me një Skëndërbe energjik dhe një Tiranë të vendosur mjaft mirë në mbrojtje, duke mos i lënë shumë mundësi depërtimi korçarëve.

Dhe pse në minutat e para të takimit kryeqytetasit shfaqen më agresivë, në vijim gjithçka flet në favor të kampionëve, të cilët luajnë bukur, qarkullojnë topin, ndërtojnë aksione dhe tentojnë të gjejnë avantazhin. Dyshja e sulmit të bardhekuqve, Salihi-Xhejms pozicionohen mjaft mirë në zonën e miqve, por që nuk arrijnë të thyejnë murin e 24- herë kampionëve. Të cilët largojnë çdo rrezik të mundshëm në zonën e Bakajt. (panoramasport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: