UEFA ka vendosur që dueli i parë mes Milanit dhe Shkëndijës të zhvillohet në “San Siro” më datën 17 gusht dhe jo në “Telekom Arena” siç e përcaktoi shorti.

Ky ndryshim u bë për shkak të stadiumit pasi në datën 17 gusht në stadiumin e Shkupit do të luajë skuadra maqedonase e Vardarit ndaj Fenerbahçes, shkruan Panorama Sport.

Të dyja ekipeve që përfaqësojnë Maqedoninë në raundin “play off”, shorti iu përcaktoi që ta luanin ndeshjen e parë si vendase, por stadiumi i vetëm që plotëson kushtet për këtë nivel garash është “Telekom Arena” në Shkup. Kështu që Komisioni i Garave pranë UEFA-s vendosi të ndryshojë axhendën. Ndeshjen e kthimit tetovarët do ta luajnë në datën 24 gusht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: