Në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë janë zhvilluar homazhe në përkujtim të Klodian Rashës, i cili u vra një vit më parë nga efektivi i policisë, pasi u kap jashtë orës policore.

Babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha në një komunikim për mediat u shpreh mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve, ndërsa i bëri thirrje shtetit që të zbardhi të vërtetën e ngjarjes dhe drejtësia të vendoset në vend.

“Lus Zotin që të tilla tragjedi të mos ekzistojnë në asnjë vend të botës. Mua më plagosi shpirtin më ndau zemrën. Kam kërkuar që këto lloj plage, këtë tragjedi të mos i imagjinojë askush. Në 2021 të tilla tragjedi të mos i ketë asnjë lloj kombi. Dua të shpreh mirënjohje për secilin që ka shpreh interes ndaj familjes time. besoj që nuk ka qenie njerëzore që imagjinojë që një nënë një baba aq më tepër një malësor si puna ime, të imagjinojë të shesë dhe të blejë gjakun e fëmijës.

Ky është faji i asaj lloj qenie që mund ti shkojë ndërmend, jo faji im. Jemi banorë të këtij shteti dhe e ka për detyre që atë që ndoshta nuk e ka bërë deri tani, ta bëjë. Më esencialja që kërkoj është zbardhja e inkriminimit që persona të caktuar u munduan që fmin ta përbaltin, inkriminojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vendosin edhe armën aty sa fëmija të bëhet kriminel. Ja kërkoj shtetin që përbaltjen e djalit, inkriminim dhe personin që vendosi armën ta gjejë, sa unë nuk kam vendos akoma për ta kërkuar dhe për ta gjetur vetë. Lus Zotin që tragjedi dhe plagë të tilla të mos përjetojë asnjë person”, ka thënë babai i Klodian Rashës.

Homazhe Klodian Rasha

 

999b58cd 48a8 4056 93e6 5d8207853129

8fd9ea14 92eb 44f7 B1e4 Fde8c415551e

 

Da4c9e51 1563 441e B53e 84a778feaf40

 

934b9fd8 5a73 43b8 9511 C5fcc66285ce

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: