Chelsea dhe Sevilla janë dy skuadrat e para që kalojnë grupet e Champions League. Pas fitoreve në mbrëmjen e sotme anglezët dhe spanjollët kryesojnë bashkë me nga 10 pikë grupin E teksa dy sfidat e fundit i luajnë për të ndarë vendin e parë dhe të dytin.

Chelsea fitoi në transfertë ndaj Rennes me rezultatin 1-2. Fillimisht londinezët shënuan në pjesën e parë me Huddson-Oddoi. 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt francezët tundën rrjetën e Gurassy. Goli shokues do të vinte pikërisht nga një francez, Oliver Giroud i cili luajti rreth 25 minuta këtë sfidë me fanellën e Chelsea-s, por rezultoi deçiziv.

Nga ana tjetër edhe Sevilla ka arritur një fitore të vështirë ndaj Krasnodar. 3 pikët u vulosën vetëm në minutën e 94-t falë këmbënguljes së El-Haddadi që vulosi po ashtu shifrat 1-2.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb