Ish-ministri Fatmir Mediu është paraqitur në GJKKo.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se GJKKO prite të marrë sot vendim në lidhje me kërkesën e avokatit të zotit Mediu, për riekspertim të pjesshëm për koston e demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Në gjyqin e datës 2 Tetor, avokati i Mediut u shpreh se procesi i demontimit të municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin.

“Ekspertët thonë që procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar”, tha përfaqësuesi ligjor Henrik Ligori.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb