Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së kompanive të basteve në Shqipëri, të cilat nxituan të publikojnë koefiçentët për t’i ftuar shqiptarët të provojnë parashikimin e tyre për fituesin.

“BalkanWeb” ka siguruar sot një skedinë fituese të kapur në Elbasan, ku shqiptari fatlum ka vendosur 1 mijë lekë të reja për fitoren e Donald Trump-it dhe ka fituar mëngjesin e sotëm, kur edhe u shpall rezultati zyrtar, fiks 3.500 lekë të reja. Siç kuptohet edhe nga bileta fituese, skedina është vendosur në orën 20:40 të së martës kur në SHBA sapo kishte nisur dhe procesi i votimit.

Kompania kishte vënë koefiçentin 3.5 për fitoren e Trump, ndërkohë që mësohet se për fitoren e Hillari Klinton, koefiçenti ka qenë 1.15. Në gjuhën e basteve sportive kjo përkthehej si një mundësi më e madhe që kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA të fitonte zgjedhjet. Por siç edhe rezultoi fitues i saj ishte Donald Trump, për fitoren e së cilit shumë pak shqiptarë besonin se do të ndodhte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb