MALI I ZI

Një shqiptar në Mal të Zi është gjobitur me gjobë, pasi vendosi në ballkonin e shtepisë së tij flamurin kuq e zi me rastin e 28-29 nëntorit. Emin Beqaj nga Tuzi i Malit të Zi është dënuar në shumën prej 230€.

Këtë dënim për qytetarin nga Tuzi e ka paguar subjekti politik Alternativa Shqiptare. Kreu i koalicionit të partive shqiptare për zgjedhjet e 3 marsit, Nik Gjeloshaj, nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social facebook ka ndarë një fotografi të mandat pagesës së gjobës.

Postimi i plotë i Gjeloshajt:

Të nderuar miq,

Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!
Ne kemi kritikuar ashpër dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!
Përveç kësaj, unë kam pohuar pubikisht që çdo shqiptar që dëhotet për flamur, gjobën në tërsi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!
E përsërisim edhe me këtë rast se NUK MUND TË NA E NDALIN PËRDORIMIN E SIMBOLIT TONË dhe që NUK MUND TË NA DËNOJNË, sa jemi në gjendje të PAGUAJMË!

Ps po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!

Sinqerisht,
NGJ

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb