FIER- Pas skandalit në ceremoninë e përkujtimit të 75-vjetorit të aksionit të ushtrisë partizane në Fier, ku Antoneta Dhima shfaqej teksa vendoste buqeta me lule në një lapidar ku ishte vendosur foto e Mehmet Shehu, vjen i deputetes së PS-së.

Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Dhima u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që mund të jenë lënduar nga veprimi i saj. Ajo pohoi se lapidarët në këtë vend i takojnë të rënëve, martirëve dhe dëshmorëve të Atdheut, ndërsa shtoi se “nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët’
deputetja-ps-te-varri-mehmet-shehut.2jpg

REAGIMI I DEPUTETES
NDJESË PËR TË GJITHË ATA QË MUND TË JENË LËNDUAR!
Përcolla me vëmendje, por edhe me shqetësim reagimin e disa mediave dhe portaleve në vend për aktivitetin e organizuar nga: Bashkia Patos, Organizata e Veteranëve të LANÇ Patos , Organizata e Familjeve të Dëshmorëve Patos dhe banorë të zonës, në kujtim të 75 vjetorit të sulmit të Çetës Plakë të Mallakastrës dhe Çetës Plakë të Vlorës kundër garnizonit fashist të Patosit.
Lapidarët në këtë vend i takojnë të rënëve, martirëve dhe dëshmorëve të Atdheut, nderimi e respekti për ta është detyrim për çdo shqiptar.
Nderimi ynë për ta, nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët.
Megjithëse një vend i lirë, nderimi im për dëshmorët, mbetet nderimi vetëm për të rënët, për heronjtë e lirisë dhe aspak nderim për diktaturat dhe diktatorët.
deputetja-ps-te-varri-mehmet-shehut

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e kësaj ceremonie.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb