Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshschuk, ka kërkuar garanci nga Rusia për evakuimin e civilëve në Mariupol.

“Ukraina nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për civilët në Mariupol”, ka thënë ajo.

ndërkohë Rusia njoftoi armëpushim për fabrikën e çelikut Azovstal.

Por zëvendëskryeministrja tha për BBC se është dëgjuar shumë herë nga Ministria e Mbrojtjes Ruse se do të shpallte armëpushimn dhe do të hapte një korridor humanitar, por theksoi se Rusia asnjëherë nuk i ka mbajtur premtimet e saj. Në këtë mënyre Vereshchuk  , kërkon garanci për sigurinë e civilëve.

Vereshchuk tha se Ukraina dëshiron që Moska t’i japë garanci të shkruara sigurie Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb