Kina ka deklaruar se është kundër vendosjes së armëve bërthamore nga Rusia në Bjellorusi.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Mao Ning, bëri thirrje që të gjitha palët të fokusohen te përpjekjet diplomatike.

Deklarata e Ning vjen pasi u pyet nga gazetarët gjatë një konference për shtyp rreth planeve të presidentit rus, Vladimir Putin mbi deklaratën e fundit të tij, lidhur me armët bërthamore.

Mao tha se pesë vendet që kanë në zotërim armë bërthamore SHBA, Kina, Rusia, Britania dhe Franca, në një deklaratë në janar të vitit të kaluar thanë se ‘lufta bërthamore as nuk mund të luftohet dhe as nuk mund të fitohet”.

Kina është cilësuar si nja nga aleatët e Rusisë dhe ‘mike’ nga Putini.

Në lidhje me deklaratën e Putinit, ka reaguar Ukraina, BE, NATO si dhe SHBA, por kjo e fondit tha se nuk ka prova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb