Shefi i drejtësisë iraniane ka kërcënuar se do të ndjekë penalisht gratë “pa mëshirë” që shfaqen në publik pa veshur hixhabin.

Paralajmërimi i Gholamhossein Mohseni Ejei vjen pas një deklarate të ministrisë së brendshme dhe pas arrestimit të dy grave që kishin shkuar në market me flokët e zbuluara.

“Zbulimi i flokëve është bë armiqësi me vlerat tona. Ata që kryejnë veprime të tilla, anormale do të ndëshkohen dhe do të ndiqen penalisht pa mëshirë”, tha ai, pa specifikuar llojin e dënimit që do i presë.

Ejei, shefi i drejtësisë iraniane, tha se oficerët e zbatimit të ligjit ishin “të detyruar t’u referonin autoriteteve gjyqësore krimet e dukshme dhe çdo lloj anomalie që është në kundërshtim me ligjin fetar dhe ndodh në publik”.

Një numër në rritje i grave iraniane kanë hequr qafe mbulesat e tyre që nga vdekja e një gruaje kurde 22-vjeçare në paraburgimin e “policisë së moralit” shtatorin e kaluar. Mahsa Amini ishte arrestuar për dyshimin se kishte shkelur rregullin e hixhabit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: