Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u fol mbi shtabin e bazës së Forcave Operacionale Speciale, që do të vendoset në vendin tonë. Të ftuar në studio për të folur mbi këtë çështje, ishte analisti Artur Zheji dhe ish-drejtuesi i SHISH, Fatos Klosi.

Ky i fundit tha se ky shtab vendoset në vend për t’i bërë ballë forcave të jashtme e të brendshme e tregon se Shqipëria po merr një drejtim tjetër.

Nga ana tjetër Zheji deklaroi se vendosja e këtij shtabi, është një tregues ne në Shqipëri do të ketë më shumë ligj e demokraci.

Zheji: Ëmbëlsia e sotshme e doktorit ishte surprizë. Mendoj që doktori është duke parë pikturën e madhe. Ka ndryshuar shumë elementë. Basha është një krijesë prej kartoni që kishte ndërtuar Berisha. Historia politike e Bashës të bën ta mendosh këtë gjë. Befas kur kjo krijesë krijon jetën e tij të pavarur, inxhinieria politike e Berishës ka parë një gjë që edhe nëse s’e ka atë në krah mbijeton.

Klosi: Në parim gjërat kryesore që tha Zheji janë të vërteta. Berisha ka ngut, ka goxha ngut. Ai ose do të futet brenda e do të marrë parasysh çdo gjë. Ose duhet të presë se ka disa rregulla. Partia është person juridik, i bindet ligjeve të shtetit. Është i rëndë varianti i parë sipas meje. Do të ketë përplasje me shtetin, nuk do të jetë më problem brenda PD. Nëse do të ketë një të vrarë, atëherë do të ketë përplasje me shtetin. Nuk do të dalë pa gjë nga kjo. Shkurt do të përplaset me shtetin, që ka qenë asnjanës.

Ngritja e forcave pararoj e SHBA, aty ka një nënvizim ndikimet keqdashëse. Cilat mund të jenë këto ndikime në Shqipëri dhe përse nënvizohet në këtë tekst?

Klosi: Ka ndikime keqdashëse të jashtme e të brendshme. Të jashtme janë ato shtete politika e të cilave ndeshet me politikën shqiptare, pavarësisht dashamirësive të shprehura nëpër takime. Ne presim që të kemi dashakeqësi nga jashtë. Nga brenda problemet janë këto. Një luftë e ashpër politike siç ka qenë deri tani e shpesh e ngatërron partinë me shtetin. Rreziqet e brendshme janë protestat që kanë pasoja, tregojnë defektet e shtetit. Është proces që ka shumë faktor, por gjithmonë sajohen. Natyrisht vendosja e një komandoje të tillë i jep një ngjyrim tjetër vendit. A kemi një aeroport afër siç është ai që po ngrihet në Kuçovë? Të gjitha këto kërkojnë që Shqipëria të jetë një vend i sigurt, ky vend bëhet me përpjekjet e shumta për të larguar rreziqet e jashtme e të brendshme. Edhe lufta politike do e reflektojë këtë fakt. Të gjitha së bashku tregojnë që Shqipëria po merr një drejtim tjetër.

Zheji: Në luftën e Kosovës unë kam qenë në Romë e Shkup e kam marrë pjesë në disa konferenca shtypi. Normalisht shikoj situata e Kosovës si një fuçi baruti që duhet çminuar përpara se sa Rusia u bë ajo që u bë më pas me ardhjen e Putinit. Nëse Rusia do të ishte në pushtet në 99-ën, do të ishte e vështirë për NATO-n të bënte ndërhyrjen. Kur merreshin vendime për të bombarduar objektiva ushtarakë, duhet bërë me një konsultë shumëkombëshe. Nga ana operacionale ishte e pamundur të ishte objektiv. Fakti që janë amerikanët në kryesimin e kësaj qendre joracionale për Evropën. Thënë kjo do të ketë më shumë ligj në Shqipëri, stabilitet, do të ketë më shumë demokraci. Në këtë pikëpamje edhe forcat politike duhet të ndjekin statusin e ri që Shqipëria fiton.

Klosi: Shërbimet janë informative, janë shërbime siç është ky i joni. Shërbimet bëjnë bashkëpunëtorë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit shërbimet janë të interesuara. Ata u bënë të interesuar për çdo gjë. Nuk ka përplasje me armë mes shërbimeve, ata nuk vrasin kurrë me armë. Mbase përplasen shërbimet ushtarake.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb