Shtatori, koha për të rinisur dhe shumë dëshirë për të ndryshuar. Ndoshta asnjëherë kaq shumë sa këtë vit, për shkak të pandemisë dhe frikës për një valë të re.
Kështu pas kthimit nga pushimet, vjen gjithmonë një energji e re. Ja disa nga trendet për këtë vjeshtë 2020, inspiruar nga look-u i yjeve protagoniste të festivalit të 77-të të kinemasë në Venecia. Mbi të gjitha ekziston dëshira për romantizëm.
Prerjet e flokëve janë jo shumë të shkurtra, duke lënë vetëm qafën zbuluar. Ja disa ide nga yjet për tu kopjuar nga të gjitha femrat.