Komisioni Hetimor Parlamentar për Presidentin Meta duket se do të shtyjë afatin e tij të punimeve pasi Komisioni i Venecias e la publikim e draft- opinionit përfundimtar për në qershor.

Nesër në orën 11:00 ky Komision do të mblidhet online për të shtyrë afatin deri kur Venecia të japë opinionin përfundimtar lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Një kërkesë për këtë ngërç e dërguan prej vitit të kaluar si Kuvendi dhe Presidenca. Në fakt Komisioni Hetimor Parlamentar për Metën ka filluar që pasi Presidenti vendosi ç’dekretimin e datës 30 qershor 2019 për zgjedhjet lokale të cilat më pas u zhvilluan pa prezencën e opozitës PD- LSI.

Përplasja Presidencë- Mazhorancë ndodhi pasi KED dërgoi dy lista te secili institucion për të zgjedhur kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Meta zgjodhi vetëm një kandidat Besnik Muçin duke refuzuar të zgjidhte të dytin radhazi pasi pretendonte se kjo ishte shkelje e Kushtetutës.

Kuvendi zgjodhi dy brenda së njëjtës seancë, Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën. Me refuzimin e kandidates së dytë, u mendua se Arta Vorpsi u zgjodh automatikisht por Meta zgjidhi Marsida Xhaferllarin.

Në shkurt të këtij viti Kuvendi kaloi një ligj të ashtuquajtur mekanizëm zhbllokues për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që Meta e ktheu mbrapsht.

Komisioni Hetimor trajton tashmë dy çështje, ç’dekretimin e 30 qershorit dhe veprimet e Metës për emërimet në Kushtetuese prandaj me të gjitha gjasat me këtë të dytën do të shtyjë punimet.

 

NJOFTIMI NGA KUVENDIT

Komisioni hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”.

E martë, 31 mars 2020

Ora:11:00

Ne rend të dites:

 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datë 28.02.2020

 

  1. Miratimi i vendimit të ndërmjetëm për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor

Vendimi per te shtyre mandatin e komisionit behet per te pritur opinionin e Komisionit te Venecias mbi ceshtjen e emerimeve ne Gjykaten Kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb