Në emisionin Open në News24 është diskutuar mbi mandatin e Olta Xhaçkës, ndërsa Komisioni i Venecias dha opinionin e tij lidhur me këtë çështjes. Në opinionin e Venecias thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme. Por palët politike kanë bërë interpretime të ndryshme lidhur me çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Analisti Dritan Hila tha se më shumë ky debat është në kuadrin e përplasjes politike, pasi nuk ka ndonjë rëndësi mandati i Olta Xhaçkës. “Opozitës i duhet një kauz dhe po e përdor këtë. Pra nuk kemi një mandat që mund të rrezikojë mazhorancën, por kemi një betejë politike”, tha Hila.

Ai u shpreh se në rastin e mandatit të Olta Xhaçkës kemi një ngatërresë me këmbët e veta edhe të Komisionit të Venecias.

Por konstitucionalisti Sokol Hazizaj tha se kjo nuk është çështjes sovraniteti mes pushteteve. “Është tjetër gjë kur Kushtetuesja merret me një ligj dhe tjetër gjë kur merr papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti me interesa të tjera. Përsa i takon deputetëve kemi dy ligje: atë kushtetues dhe rregulloren e Kuvendit, por kemi edhe atë të konfliktit të interesit”, tha Hazizaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb