VENEZUELE
Nënkryetari i Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, Edgar Zambrano është arrestuar nga policia politike ndërsa ishte akoma në bordin e makinës së tij. Ka qenë vetë lideri i opoziës, i vetëshpallur president i Asamblesë, Juan Guaido, i cili ka bërë të ditur lajmin në Twitter.
“Me të njëjtin veprim, uzurpuesi kërkon të godasë institucionin e vëtëm demokratik legjitim të votës popullore”-shkruan Guaido.
Lideri i Venezuelës ka shtuar se regjimi i presidentit Nikolas Maduro tenton të dobësojë fuqinë përfaqësuese të gjithë venezuelianëve, por nuk do t’ia arrijë, shkruan më tutje Guaido.
(BalkanWeb)