VENEZUELE-Kryetari i Parlamentit të Venezuelës Diosdado Cabello duhet të jetë koka e një karteli droge. Këtë e pohon një i besuar i tij. Sidoqoftë për konstelacionin e pushtetit në Venezuelë rasti ka të ngjarë të mbetet pa pasoja. Diosdado Cabello duhet ta ketë vënë re në qershor 2014 se diçka nuk është në rregull me Leamsy Salazar. Kështu së paku i tha kryetari i Parlamentit të Venezuelës në janar stacionit radiofonik kolumbian “BLU Radio”.

Gazeta e përditshme spanjolle “ABC” pati njoftuar atëherë, se shefi i sigurisë së Cabellos, Salazar kishte shpifur për të tek autoritetet amerikane, duke e quajtur figurë udhëheqëse të tregtisë venezuelane të drogës. Natyrisht akuzat janë të rreme dhe kapiteni i forcave ajrore, që dezertoi, nuk ishte truproja e tij, kundërshtoi menjëherë Cabello duke njoftuar hapa ligjorë kundër shtypit.

“Fushatë e bashkërenduar” Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro u hodh në mbrojtje të zëvendëskryetarit të partisë së tij dhe e cilësoi raportin si pjesë të “fushatës së bashkërenduar” të opozitës, të mbështetur nga SHBA, kundër “Revolucionit Bolivarian”, siç e quan partia në pushtet sundimin e saj. Marrëdhëniet mes SHBA dhe Venezuelës janë prej vitesh të tendosura, edhe për shkak se venezuelanë në mërgim në Florida mbështesin financiarisht opozitën në vend. Me akuzën e shkeljes së të drejtave të njeriut, muajt e fundit qeveria e SHBA ka vendosur sanksione ndaj disa anëtarëve të qeverisë së Venezuelës. Që autoritetet amerikane hetojnë kundër kryetarit të parlamentit të Venezuelës, siç njoftoi tani gazeta “The Wall Street Journal”, përshtatet krejtësisht me retorikën nga Karakasi. I fajësuari Cabello akuzoi ndërkohë tri media venezuelane, që kishin transmetuar lajmin e ABC¬së, për shpifje të rëndë. Fundjavën e kaluar një gjykatëse lëshoi urdhërin për “ndalimin e udhëtimit jashtë vendi” për 22 gazetarë drejtues të gazetave “El Nacional”, “Tal cual” dhe “La Patilla” për shkak të shpifjeje të përsëritura dhe të rënda”.

Përvç kësaj të paditurit duhet të paraqiten një herë në javë në gjykatë, shkruan “El Nacional” – ashtu siç kishte kërkuar Cabello. Por aq kollaj akuza nuk mund të fshihet nga opinioni, as nga ai venezuelan. Sepse dyshimi, që Cabello është i përzier në tregtinë e drogës, nuk vjen papritur. Drehkreuz Venezuela “Venezuela vitet e fundit është bërë një qendër e tregtisë ndërkombëtare të drogës”, thotë në bisedë me DW këshilltari politik amerikan Douglas Farah. Kjo supozohet edhe nga rritja e konsumit masiv të drogës në vend: “Kartellet paguajnë tregtarë ndërmjetës të drogës. Ata e shesin pastaj në vend për të fituar para”, shpjegon Farah, i cili në vitet 90¬të ka informuar si gazetar për gazetën “The Washington Post” nga kryeqyteti kolumbian Bogotá.

Më së voni nga viti 2008 ka dëshmi të shumta, se qarqe të larta qeveritare i kanë lejuar bizneset ilegale dhe kanë përfituar prej tyre, thotë Farah: “Shumë dëshmi të dëshmitarëve, që përputhen me njëra¬tjetrën, rezultatet e autoritetit amerikan të drogës DEA dhe transporte masive të kokainës nga aeroportet zyrtare venezueliane për në Amerikën Latine, i bëjnë këto akuza shumë të besueshme.” Akuzat e Leamsy Salazar reshtohen në këto dëshmi. Që pas deklaratës së tij fshihen interesa personale, është e qartë, por edhe që Salazar di shumë për financimin e Partisë Socialiste të Unitetit, PSUV. Sepse edhe pse ai nuk ka qenë truproja e Cabellos, ai ka qenë për shumë vjet i besuari i kryesisë së partisë. Këtë e thotë vetë. Dhe ai duhet ta dijë Numri 1,5 i Venezuelës Diosdado Cabello ishte një ndër të besuarit më të vjetër të themeluesit të partisë, që ka ndërruar jetë, Hugo Chávez. Në vitin 1992 ata dështuan së bashku në tentativën për të bërë grusht shteti. Për një kohë të gjatë Cabello luante në partinë në pushtet një rol shumë më të madh se presidenti i sotëm Maduro.

Togeri i dikurshëm ka patur shumë poste ministrore dhe fillimisht u diskutua të bëhej pasaardhësi i Chávezit, kur u konstatua, se ai mund të vdiste nga kanceri. Por me urdhër të Chávezit, Maduro u bë kryetar i PSUV dhe në fund president. Së paku që atëherë PSUV konsiderohet e përçarë – në nacionalistë të afërt me ushtrinë përreth Cabello¬s, dhe Chavistë ortodoksë përreth Maduro¬s. Shpesh qarkullojnë thashetheme se ushtarakët mund ta rrëzojnë Maduron. Në shumicën e rasteve thashethemet vijnë nga opozita. Por ata tingëllojnë të besueshme, sepse pushteti i qeverisë nuk ndikohet aq shumë nga personi i Maduros si dikur nga ai i Chavezit. Brenda partisë Cabello madje është më i fortë se Maduro, edhe për arsyen se ai është më dinak.

Por atij i nevojitet Maduro, sepse si pasuesi i preferuar i Chávez ai gëzon mbështetjen pa rezerva të chavistëve të shumtë, edhe jashtë partisë. Sikur autoritetet e SHBA¬së të dëshmojnë me të vërtetë, se Cabello është përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës, kjo mund ta dobësonte në shumë drejtime aftësinë e tij veprim: “Në rang ndërkombëtar ai nuk do të ishte në gjendje të bënte më asgjë, në Amerikën Latinë prestigji i tij do dëmtohej dhe opozita venezuelane do të kishte edhe më shumë në dorë kundër tij”, thotë Douglas Farah. Vetëm brenda partisë, mendon Farah, kjo gjë nuk do të këtë gati asnjë ndikim: “Cabello dhe Maduro i duhen njëritjetrit, për të qëndruar në pushtet”, thotë Farah. Prandaj edhe ky kapitull nuk do ta prishë lidhjen e tyre.

(a.n/DW/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: