Prodhimi i naftës në Venezuelë, ku ari i zi ka qenë prej kohësh burimi i pasurisë së vendit, ra në maj në nivele të papara prej gati 80 vitesh, kur rënia nxiti krizën e tmerrshme ekonomike në vendin e Amerikës së Jugut.

Në raportin e saj mujor, të botuar sot, OPEC-u tregoi se Venezuela ka prodhuar çdo ditë 54 000 fuçi më pak në maj, sesa në prill, duke rënë në një total prej 570 000 fuçi në ditë.

“Venezuela nuk ka prodhuar kurrë kaq pak, që nga viti 1943. Në atë periudhë, vendi, më pas një anëtar themelues i kartelit të vendeve prodhuese, nxirrte mesatarisht 491 463 fuçi në ditë”, tha qeveria, duke paraqitur shifrat e saj.

Kjo rënie, edhe pse kaq spektakolare, është pjesë e procesit të ngadalshëm të dobësimit të sektorit venezuelian të naftës, i cili, para 12 vjetësh, prodhote 3,2 milionë fuçi/ditë.

Karakas u detyrua të zvogëlojë prodhimin e saj të naftës së papërpunuar, gjatë javëve të fundit, për shkak të kufizimit të stoqeve dhe mungesës së naftës së lehtë për të holluar naftën e papërpunuar ekstra të rëndë dhe për ta bërë atë të transportueshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb