Njoftohet se është zbuluar rasti i parë i lisë së majmunëve në Venezuelë.

Në deklaratën e bërë në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Shëndetësisë të Venezuelës, thuhet se rasti është zbuluar gjatë kontrollit në aeroportin ndërkombëtar Simon Bolivar në kryeqytetin Karakas.

Në deklaratë, ku theksohet se personi i infektuar është vendosur menjëherë në izolim, thuhet: “Pacienti, i cili hyri në vend nga Madridi i Spanjës, ishte në kontakt me dy persona në Barcelonë”.

Virusi i lisë së majmunit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar deri më tani 80 raste të lisë së majmunëve, ndërsa 50 raste janë ende nën hetim.

Lija e majmunit, e njohur si një nga sëmundjet e rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy lloje, ai i Kongos dhe i Afrikës Perëndimore.

Lloji i virusit në Kongo ka një rrezik vdekshmërie deri në 10 për qind, ndërsa lloji i Afrikës Perëndimore ka një shkallë vdekshmërie prej 1 për qind në çdo 2 raste.

Virusi, i cili zakonisht transmetohet nga kafsha tek njerëzit dhe rrallë nga njeriu tek njeriu, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe fshikëza në trup.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb