“Arsenali e ka lënë shpirtin e tij në Highbury”. E kush tjetër veç Arsen Vengerit mund ta thoshte një frazë të tillë? Trajneri historik i “Gunners”-ave ka folur për beIN Sports për momentin që po kalon ish-skuadra e tij.

“Ndërtuam një stadium të ri, por nuk e gjetëm më kurrë shpirtin tonë. Nuk mund të bëhet më kurrë një stadium i tillë për motive sigurie dhe një atmosferë e tillë nuk vjen më”.

Trajneri nga Alsasa më pas vlerëson në maksimum Liverpulin, i cili mund ta mbyllë sezonin pa humbje, njëjtë si Arsenali i tij i pamposhtur në sezonin 2003-04. “Luajnë një futboll inteligjent, marrin vendimet e duhura në fushë. Mund t’ia dalin mbanë ta mbyllin pa humbje”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb