Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital në Shën Petersburg të Rusisë, ku si pasojë e një zjarri 5 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë.

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtë në një ventilator. “BBC” shkruan se zjarri shpërtheu në repartin e kujdesit intensiv. Po ashtu bëhet e ditur se 150 persona janë evakuuar nga spitali.

Kujtojmë se Rusia zë vendin e katërt në botë sa i përket numrit të të infektuarve, duke e larguar nga kjo pozitë Italinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb