Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka shprehur dëshirën për mbështetje sa më të madhe të tifozëve “azzurr” në ndeshjen e marsit kundër Shqipërisë.

Sipas tij kjo është ndeshja më e rëndësishme në dy vitet e fundit për kombëtaren Italiane. Nëse nuk do të arrijnë të fitojnë atëherë do ta kenë të pamundur për të marrë kreun e grupit edhe nëqoftëse mundin Spanjën.

“Dua ta shoh stadiumin të mbushur në Palermo atë ditë. Kur vija në këtë stadium si trajner kisha gjithmonë vështirësi pasi stadiumi ishte i mbushur plot.

Ndihma e tifozëve do të jetë e domosdoshme sepse ne presim ndeshjen më të vështirë të grupit dhe më të rëndësishmen e këtyre dy viteve. Nëse ne nuk e mundim Shqipërinë, do të bëhet shumë e vështirë për ta fituar grupin, edhe nëse e mposhtim Spanjën.”

Palermo dallohet në Itali për mbështetjen e zjarrtë që I ofron kombëtares sa herë që luan në “Stadio Renzo Barbera”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb