Një vepër arti e përbërë nga një banane e ngjitur pas një muri është shitur për nje shumë marramendase në panairin artistik në “Art Basel”, në Miami.


E quajtur ‘Komediani’, ajo u shit në kohë rekord për 120 mijë dollarë. Disa besojnë se italiani ka dashur të ironizojë botën e artit dhe mënyrën se si vlerësohen objektet. Por mes artistëve që morën pjesë në atë që konsiderohet si panairi më i rëndësishëm i artit në botë, Cattelan nuk ishte i vetmi që befasoi.


Mbrëmjen e së shtunës, artisti amerikan David Datuna u afrua pranë instalacionit të kolegut, e shkëputi atë nga muri dhe e hëngri nën vështrimin e habitur të publikut. “Ky i imi është një gjest artisti”, tha ai, “Quhet artisti i uritur”.


Rasti ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka nxitur zemërimin e organizatorëve të eventit. Megjithatë ata nxituan të sqarojnë se vepra e Cattelan mbijeton dhe se vetëm ideja ishte shkatërruar. Një banane tjetër ekspozohet tani në të njëjtin vend, e mbrojtur nga disa roje të sigurisë që nuk lenë askënd të afrohet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb