Drejtoresha ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë Jonila Godole rrëfen kujtimet me Maks Velon që e konsideron mësuesin e saj të parë mbi artin modernist dhe arkitekturën.

Ai vdiq dje në moshën 84- vjeçare dhe Godole thotë se Shqipëria humbi një zë kritik, të pavarur, arkitekt dhe artist të vlerësuar, një dëshmitar okular më pak të dhunës nga komunizmi që ai e provoi vetë mbi shpinën gjatë burgut 10- vjeçar në Spaç.

Më tej ajo kujton edhe vite ’90 kur e njohu Maks Velon që i mirëpriste studion e tij afër Pazarit të Ri. Ajo rrëfen se për burgun fliste pak por të mahniste me thjeshtësinë me të cilën tregonte dramën familjare.

 

STATUSI NGA JONILA GODOLE

Me humbjen e Maks Velos, Shqipëria humbet një zë të pavarur, kritik, një arkitekt dhe artist të vlerësuar për kontributin e tij brenda dhe jashtë vendit. Por mbi të gjitha, me ndarjen nga jeta te Maks Velos, sot kemi një dëshmitar okular më pak të dhunës së regjimit komunist, të cilën ai e provoi mbi shpinën e tij si i burgosur politik në burgun famëkeq të Spaçit.

Personalisht e kam njohur Maksin që në fillim të viteve 1990, ku ne si gazetarë të rinj e vizitonim shpesh në studion e tij afër Pazarit të Ri ku na tregonte pikturat qe kishte ne dore. Dhe mund te them pa frike se, ndersa Robert Shvarci me ka frymezuar atehere per te lexuar me shume dhe per t’i shkruar artikujt qarte, pa steriotipe, Maksi ishte mesuesi im i pare mbi artin modernist, mbi arkitekturen. Mbi burgun fliste pak atehere, vetem kur e pyesje, dhe te mahniste per thjeshtesine me te cilen tregonte dramen e tij familjare, vitet e Spaçit, debatet intelektuale brenda burgut.
Por, pas energjise se tij gati ngjitese dhe pozitivitetit, sidoqofte, edhe ne vitet e mepasme, ne takimet tona ne aktivitete te ndryshme, do te ndjeja edhe trazimin qe mbante perbrenda. Nganjehere ky trazim e bente te veshtire kuptimin e mesazheve te tij nga personat qe nuk e njihnin nga afer ate, jeten dhe vepren e tij, dhe qe thjesht shihnin Maksin, njedimensional, ne ekran, teksa dukej sikur luftonte me mullinjte e eres dhe debatonte fort mbi tema te ndjeshme si religjioni, hapesira publike, arti etj., ne nje shoqeri qe nuk e toleron mendimin ndryshe, nuk e perfill intelektin dhe në veçanti nuk e perkrah debatin kontrovers.

Me ndarjen e tij nga jeta shuhet fizikisht nje pike referimi ne horizontin mes te shkuares dhe te sotmes, dhe nje deshmitar me vlere per ne dhe brezat qe do vijne. Por vepra e tij do te flase gjate.
U prehsh ne paqe, Maks!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb