DURRËS- Policia e Durrësit ka nisur hetimin nga 3 adoleshentëve pasi akuzohen për ‘vepra të turpshme’ me një 17-vjeçar turk. Sipas të dhënave zyrtare ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

1- M.K. 17 vjeç, banues në Durrës;
2- Xh.A. 17 vjeç, banues në Durrës;
3- A.N. 14 vjeç, banues në Durrës.

Dje 17-vjeçari turk me iniciale T.G., banues përkohësisht në lagjen Nr.13, ka denoncuar në polici 3 adoleshentët se e kanë ngacmuar. Sipas dëshmisë së dhënë për blutë e qytetit bregdetar, të tre këta shtetas kanë bërë vepra të turpshme me të. Pas denoncimin është njoftuar Ambasada Turke në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vepra të turpshme”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb